Lajme arkiva 2006
Në një intervistë për Televizionin Klan, kryeministri i Kosovës Agim Çeku shprehet i bindur se parlamentet e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë do të ratifikojnë dokumentin ku deklarojnë se nuk kanë asnjë lloj pretendimi territorial. Ky dokument i përgatitur nga grupi i kontaktit duket se është kushti që Kosova të marrë pavarësinë e kërkuar.
Propozimi është që Kosova të marrë një pavarësi provizore për 5 vjet, kohë kjo që do të shërbejë për të bindur edhe parlamentin serb që të ratifikojë dokumentin, ashtu edhe shtetin malazez të sapo krijuar.
Agim Çeku: “Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë vendi. Ne këtë jemi të gatshëm edhe ta konfirmojmë edhe me nënshkrimin e institucioneve tona, kështu që besojmë që gjithashtu vendet tjera nuk kanë...”
Gazetarja: “Keni marrë ndonjë konfirmim?”
Agim Çeku: “Jo nuk kemi marrë asnjë, por është një qëndrim domethënë unik i spektrit tonë politik.”
Gazetarja: “Po shtete e tjera? Keni ndonjë konfirmim nga Mali i Zi apo nga Serbia?”
Agim Çeku: “Unë jam i sigurt që Maqedonia do ta bëjë, do ta bëjë edhe Mali i Zi. Serbisë nuk i dihet. Serbia mund ta zvarrisë, por në fund me siguri që do ta pranojnë edhe ajo.”
Gazetarja: “Duke pasur parasysh faktin, idenë që është hedhur që Kosovës do t’i jepet një pavarësi 5 vjeçare derisa të ratifikohet ky dokument. Jeni optimist në krahasim me ndryshimet që keni parë deri tani nga Kosova, nga Serbia? Qëndrimin për shembull ndaj referendumit?”
Agim Çeku: “Jo unë jam. Qëndrimi... jam optimist. Vlen të besojmë që Serbia ka kuptuar domethënë se nuk mund të bllokohen, zvarriten disa procese që s’janë të natyrshme. Gjatë këtij procesi jemi duke ofruar prova se çfarë do të jetë Kosova e pavarur. Jemi duke dhënë prova se Kosova e pavarur do të jetë një vend demokratik, një vend i cili do të prodhojë stabilitet, një vend funksional dhe për ta provuar këtë na jep mundësi edhe bisedat në Vjenë.”
Gazetarja: “Jeni të përgatitur për një tërheqje të serbëve, apo në fund të fundit vullneti i shumicës do të dominojë.”
Agim Çeku: “Po ne faktikisht në biseda nuk jemi duke biseduar me palën serbe. Ne nuk negociojmë me palën serbe për statusin e Kosovës. Jemi ne duke bisedu, duke dhënë prova se çfarë do të jetë shteti i Kosovës bashkisë ndërkombëtare në prezencën e palës serbe. Kështu që presim që pavarësinë e Kosovës ta njohë faktori ndërkombëtarë në radhë të parë, pastaj edhe Serbia do të detyrohet.”
Çeku që po zhvillon vizitën e parë zyrtare si kryeministër në Tiranë është shprehur gjatë takimeve me autoritetet më të larta të vendit se Kosova do të hapë së shpejti një zyrë ndërlidhëse të integrimit evropian në Bruksel. Ndërsa rolin e munguar të ministrisë së Jashtme të Kosovës po e luan diplomacia shqiptare. Ministri i Jashtëm shqiptar ka përsëritur qëndrimin se pavarësia e Kosovës duhet të realizohet brenda mandatit të Ahtisarit, i cili përfundon në vjeshtë dhe ka zbardhur edhe planin e kontakteve të tij me të gjithë homologët e grupit të kontaktit dhe anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit për pavarësinë e Kosovës.
Besnik Mustafaj: “Nesër unë nisem për Gjermani dhe mbyllet. kam qenë në Uashington, Londër, Paris, në Romë. Pra mbyllet. Në Moske gjithashtu dhe mbyllet ky pik synim diplomatik që ne si ministri jashtme i kishim vënë vete. Në asamblenë e përgjithshme të kombeve të bashkuara në shtator do të marr kontakt përsëri me të gjithë ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të grupit të kontakti. Gjithashtu brenda tetorit unë do zhvilloj, shpresoj domethënë, sepse nuk është caktuar ende data, edh enë vizitë në Kinë në mënyrë që edhe vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të jenë të informuara për analizën që ne bëjmë.”
I pyetur për Mitrovicën kryeministri i Kosovës Çeku ka përsëritur vendosmërinë për mos ndryshim dhe mos ndarje të kufijve të saj duke nënkuptuar se komuna që pretendohet nga Serbia do të ngelet edhe me aprovimin e grupit të kontaktit brenda kufijve administrativ të Kosovës së pavarur./tvklan.al
Gazetare: Mimoza Koçiu
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!