60 raketa dhe drone u lëshuan në gjithë Ukrainën ndërsa dy persona humbën jetën , infrastruktura energjetike pësoi dëme
Forcat ruse lëshuan 60 raketa dhe kryen sulme me dronë në të gjithë Ukrainën, duke goditur kryeqytetin Kiev dhe qytete në veri, jug dhe perëndim.
Dy persona u vranë dhe pesë u plagosën kur një ndërtesë banimi u godit në Kryvih Rih në Ukrainën qendrore. Energjia ka rënë plotësisht në Kharkiv në veri dhe në disa rajone të tjera, si në qytetet qendrore të Poltava dhe Kremenchuk. Njerëzit u strehuan brenda një stacioni metroje pasi alarmi për sulm ajror ra në qendër të Kievit.
Komisioneri i OKB-së për të drejtat e njeriut Volker Turk paralajmëroi se sulmet e mëtejshme mbi objektet e energjisë mund të çojnë në një përkeqësim të mëtejshëm serioz të situatës humanitare dhe të nxisin më shumë zhvendosje. Sulmi i fundit rus pasoi paralajmërimet nga zyrtarët ukrainas se Moska planifikon një ofensivë të re gjithëpërfshirëse në fillim të vitit të ardhshëm.
Trupat ruse tani janë duke u përpjekur të mbajnë territorin në jug dhe në lindje, rreth një të pestën e Ukrainës. Lufta përgjatë vijës së frontit është brutale, me shumë ushtarë nga të dyja palët që mendohet se janë vrarë ose plagosur, megjithëse asnjëra palë nuk jep raporte të detajuara për viktimat ushtarake.
Ndërkaq tetë persona u vranë dhe 23 u plagosën në fshatin Lantrativka, një vendbanim i vogël afër kufirit me Rusinë në rajonin Luhansk të Ukrainës të kontrolluar nga Rusia. Ukraina ka arritur të riparojë një pjesë të madhe të infrastrukturës së saj të energjisë për të rivendosur furnizimin me energji elektrike dhe ujë, por çdo sulm i njëpasnjëshëm e bën këtë detyrë më të vështirë.
Ofensiva e re ruse mund të nisë nga zona lindore e Donbasit, jugu ose Bjellorusia fqinje dhe mund të përfshijë një tjetër sulm tokësor në Kiev, të cilin Moska nuk arriti ta bënte në fillim të pushtimit të saj. Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar një video që tregon stërvitjet e përbashkëta të trupave ruse dhe bjelloruse në Bjellorusi, duke përdorur tanke dhe mitralozë, si dhe drone dhe duke praktikuar kalimin e një lumi. Të dyja palët kanë përjashtuar një armëpushim për Krishtlindje dhe aktualisht nuk ka bisedime që synojnë t’i japin fund konfliktit, më i madhi në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Udhëheqësit evropianë dhanë vulën e tyre të miratimit për paketën e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë pas një samiti në Bruksel, ku liderët u zotuan të rrisin më tej presionin kolektiv ndaj Rusisë për t’i dhënë fund operacionit të saj ushtarak dhe për të tërhequr trupat e saj nga Ukraina.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!