Teksa luftimet janë në ditën e 28 të tyre, humbjet nga të dyja kampet janë të mëdha. Ukraina së fundmi ka pretenduar se ka vrarë kolonelin rus Alexei Sharov, komandant i Brigadës 810 Detare të Ushtrisë Ruse.
Bëhet e ditur që ai është vrarë pranë Mariupol, qytetit port, që është kthyer ditët e fundit në shënjestrën kryesore të ofensivës ruse. Vlen të përmendet se drejtuesit ky është drejtuesi i 7 i lartë i ushtrisë ruse që humb jetën në fushë-betejë.
Mediat e huaja shkruajnë se ka vdekur në fushën e betejës kolonel Sergei Sukharev, i Regjimentit Sulmues me Parashutë të Gardës 331 nga Kostroma, u konfirmua nga TV shtetëror në Moskë.
Më parë vrasja e tij ishte pretenduar nga Qendra e Ukrainës për Komunikimin Strategjik dhe Sigurinë e Informacionit.
Bashkë me të u vra zëvendësi i tij, major Sergei Krylo.
Ata ishin në mesin e të vrarëve nga regjimenti “i lavdishëm” i Kostroma, i konsideruar si ndër forcat luftarake më elitare të Rusisë. Rusia pranoi se rreshteri i lartë Sergei Lebedev, rreshteri Aleksandër Limonov u vranë gjithashtu.
I vrarë, gjithashtu, në luftimet e fundit ukrainase ishte oficeri i inteligjencës ushtarake Sergej Vishnuakov, i Brigadës së 22-të të Forcave Speciale të Veçanta të GRU-së.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Komandatët#Putin#TopChannel
Ещё видео!