#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
20 gr gjalp
1 lugë gjelle sheqer
2 banane ( të pjekura )
-Për brumin
1 vezë
50 gr sheqer
1 pako sheqer vanilje
50 ml vaj vegjetal ( 1 filxhan kafeje )
100 ml qumësht ( gjysëm gote )
130 gr miell
1 pako pluhur pjekës
1.5 lugë gjelle kakao
Në një tigan mesatar shkrijmë gjalpin e më pas shtojmë në të 1 lugë të mbushur plot me sheqer. Përziejmë sheqerin me gjalpin derisa sheqeri të karamelizohet dhe të marrë ngjyrë karameli të errët. Bananet i presim për së gjati me gjithë lëkurë e më pas largojmë lëkuren lehtësisht dhe i vendosim në tigan njëra pas tjetrës ku prerja e bananeve vendoset nga poshtë. Ulim temperaturën e sobës në minimum. Përgatisim brumin vendosim në një tas 1 vezë + sheqerin + vaniljen dhe i përziejmë të gjithë këto përbërës derisa sheqeri të shkrijë e më pas shtojmë qumështin i përziejmë dhe vazhdojmë të shtojmë miellin, kakao, puhurin pjekës që i kemi vendosur në një sitë dhe i shtojmë në tas duke situr.
Përziejmë të gjithë pëbërësit duke formuar një brum mesatar të rrjedhshëm nga luga. Rrisim pak temperaurën mesatare të sobës dhe shtojmë brumin në tigan. E nivelojmë dhe pasi ulim temperaturën përsëri në minimum. Vendosim dhe pasi ulim temperaturën përsëri në minimum vendosim kapakun dhe pjekim ëmbëlsirën për 15-20 minuta në temperaturën shumë të ulët. Më pas e kthejmë tiganin përmbysim ku dalin bananet e karamelizurara në sipërfaqe. E ftohim ëmbëlsirën dhe e sherbëjmë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!