Lajme Arkiva - TV Klan 2000
Kryetari i PD Sali Berisha, ka dalë sot përpara gazetarëve, për të protestuar ndaj ndalimit të tij nga policia. Ai ka shpjeguar me hollësi situatën e pasmesnatës së mbrëmshme, duke e cilësuar këtë ndalim, si rrëmbim personi. Të gjitha urdhrat, tha Berisha, ishin të Ilir Metës, pasi policia nuk kishte asnjë urdhër të prokurorisë.
Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Një klik, që përdor rrëmbimin e personit politik, për terror dhe dhunë politike, ndaj forcës politike, merr përsipër destabilizimin e vendit. Ne, ia bëra të qartë edhe policisë dhe ju, ne kemi motiv për të bërë thirrje për mosbindje civile, por nuk e kemi bërë, sepse ne besojmë në revoltën paqësore, për miting paqësor. Kjo është platformë, ia u bëra të qartë atyre se unë nuk lëviz nga platforma ime”.
Më tej Berisha, ka protestuar ndaj shkarkimit të shefit të rojeve dhe njërit prej oficerëve të tij, si dhe për demokratët që ndodhen tashmë të arrestuar. Në konferencën e sotme, Berisha ka paraqitur disa pamje filmike të mbrëmjes së djeshme, ku ka komentuar situatën dhe veprimet e policisë, përreth PD./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!