Fermeri nga Lushnja, Besnik Qerreti vazhdon të jetë në kërkim të tregut. Dy vite më parë Besniku thotë se bëri zgjedhjen e gabuar që në 4 dynym tokë mbolli pjeprin që nuk gjeti kurrë treg.
“Kemi pas raste që i kemi hedhur në kanal. Dhe bostan që kam pas këtu tek një sipërfaqe 4 dynym nuk pati treg pasi ishte 100 lekë të vjetra kilogrami edhe u detyrova e hodha në kanal. Minimalja kam hedhur mbi 250 kuintal bostan. Edhe u detyrova tani për të pastruar tokën dhe për të kap sezonin mbolla sërish kastravec.”– tha fermeri Besnik Qerreti.
Besniku edhe pse ka mbi 13 vite që punon tokën, ai thotë se kurrë nuk e ka studiuar tregun, por ka ndjekur vetëm intuitën e tij. Mungesa e orientimit shumë herë e ka çuar atë në kulturën e gabuar bujqësore.
“Në si fermer që jemi si puna asaj makinë pa timon nuk kemi një orientim se çfarë duhet të mbjellim dhe se çfarë kërkon tregu, por ne ecim të gjithë mbas hamendjes sonë. Çfarë eci këtë vit, çfarë mbollëm vitin e kaluar dhe nuk kemi një farë orientimi se çfarë duhet të mbjellim. Ky është defekti i madh që na vjen nga mungesa e orientimit. “– tha fermeri Besnik Qerreti.
Fermerët në çdo sezon bujqësor ankohen për mungesë tregu. Me këtë problematike 3 vite më parë u ndesh dhe 30 vjecari nga fshati Cengelaj i Peqinit. Kastriot Kurti, , kuptoi se mollëve të mbjella nga babai i tij, u kish ardhur koha të zëvendësoheshin me një kulturë të re bujqësore.
“Këtu ka qenë plantacion mollësh zakonisht për afro 15 vjeçare, 4 – 5 vitet e fundit tregu ra pastaj detyrimisht i eleminuam mollët dhe më pas lindi kjo ideja më të cilën krijuam plantacion miks.”- tha fermeri Kastriot Kurti.
Pasi kërkimeve në internet Kastrioti u njoh me dy lloje frutash, aronian amerikane, frut ky që bën pjesë në familjen e boronicave, dhe goxhiberrin nga Tibeti.
“Kultivimi nis në formë të rastësishme nga hulumtimet në internet, sepse unë kam mbaruar edhe studimet e larta për IT dhe punoj për projektet e huaja. Isha kurioz për ide më të reja dhe një ndër to pastaj në një ditë të rastësishme rastisëm me një bimë çudibërëse sic quhet goxhibarry dhe isha kurioz për të studiuar akoma më tej rreth kësaj bime dhe thash pse mos ta kultivoj edhe këtë që është risi e re në Shqipëri.”– tha fermeri Kastriot Kurti.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Bujq#Treg#TopChannelNews
Ещё видео!