Edi Rama e akuzoi “vampir politik” që po e përdor tragjedinë e Himarës si motiv lufte për politikë, por drejtuesi i Partisë së Lirisë iu kundërpërgjigj duke I thënë se ai është autori i vrasjes me arrogancën e tij. Përgjigjen Meta ia dha nga Roskoveci, teksa foli për rënie të shtetit.
“Sot kërkon të bëjë viktimën, se autori i vrasjeve me arrogancën e tij, është ai. Është ai që u jep siguri politike dhe garanci për pandëshkueshmëri. Të gjithë ata që kanë probleme si ai, në këtë stinë pak të ngrohtë u rëndohen problemet e shëndetit, koha e mjekimit po afron. Shqipëria është në një gjendje emergjence, shteti ka rënë në çdo aspekt, ka falimentuar për shkak të një kryeministri diletant që bën eksperimente kundër shtetit dhe ka falimentuar gjithçka, që nga siguria dhe rendi publik”.
Meta doli në mbështetje të protestës së thirrur pasditen e së enjtes nga shoqëria civile përpara kryeministrisë, duke adresuar një mesazh ndaj qytetarëve.
“Qëndresë dhe rezistencë. Unë jam shpirtërisht në cdo protestë. Akt tragjik për të ndalur vrasjet kur kjo mënyrë sjelljeje ësht e paralajmëruar. Kur kjo arrogance, brutalitet që vjen nga një kryeministër i papërgjegjshëm dhe strukturat poshtë që janë nën frymën e arrogancës së tij mund të prodhojë pasoja tragjike për qytetarët tanë”.
Në një tjetër reagim, Meta ftoi median të ngrejë me forcë zërin dhe të reagojë ndaj arrogancës dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë, që sipas tij po varfëron dhe vret shqiptarët.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!