#rtvora #oranews
Nis të marrë jetë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Pas përzgjedhjes së 8 prokurorëve që i kaluan të dyja fazat e vettingut në mbledhjen e kësaj radhe KLP, ka bërë edhe emërimin e tyre. Por ata do të nisin detyrën vetëm pas betimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, më 19 dhjetor.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar me shumicë votash ngritjen në detyrë të 8 prokurorëve të zgjedhur për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Që prej 25 nëntorit, 8 prokurorët që e kaluan me sukses vettingun Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami, Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai, Klodian Braho janë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme të njohur ndryshe SPAK.
Por kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, saktësoi se ata do të nisin detyrën në momentin që të betohen te Presidenti me të cilin kanë rënë dakord paraprakisht që të organizojë ceremoninë e betimit më 19 dhjetor.
Ibrahimi: Deri në datën 19 dhjetor kur hyn në fuqi vendimi që do të marrim sot për emërimin e prokurorëve. Në po atë datë kemi kordinuar me Presidentin e Republikës për kryerjen e ceremonisë së betimit të prokurorëve para tij dhe të nesërmen fillon punën Prokuroria e Posaçme.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!