Ish-presidenti Ilir Meta tashmë kryetar i Partisë së Lirisë u vu nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nën dyshimin për një lobim të padeklaruar me vlerë rreth 700.000 euro.
SPAK sqaroi se kjo kërkesë është pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal regjistruar mbi bazën e kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri, ndërsa ka ardhur edhe një reagim nga ky i fundit pasi Meta e sulmoi një ditë më parë. Duke folur me një gjuhë, aspak zyrtare ish-deputeti Valteri i kujton ish-presidentit se duhet të ketë kujdes pasi është kapur mat.
“Je shah mat shoku Like. Jo nga unë, por nga përtej Atlatikut…! I dashur Like, unë as nuk kam bërë dhe as do të bëj kurrë diçka qe nuk e mendoj dhe që nuk është e drejtë. Dendoncimi im vjen si pasojë e gjithë atyre pasthirrmave nga populli i thjeshtë të cilin ti e ke zhvatur për më shumë se 30 vjet, duke mos lëshuar karrigen e politikanit për asnjë ditë të vetëm. Ti ja ke arritur tia hedhesh paq falë vendimeve të gjykatave të manipuluara, falë kapjes së sistemit të drejtësisë nëpërmjet rryshfetit dhe herë pas herë nëpërmjet shantazheve, si kjo e fundit kur akuzove kreun e SPAK”.
Valteri është ndalur edhe tek pretendimet e Ilir Metës, se nuk ka asgjë të vërtetë në atë që është pohuar deri më tani nga Autoriteti i Dosjeve, duke i bërë edhe një krahasim.
: “I dashur Like, unë quhem Halit Xhezar Valteri dhe as babi im dhe as gjyshi im nuk kemi ndryshur as emrin as mbiemrin, ndryshe nga ty. Nëse je ashtu siç pretendon dhe nuk je ai I.M. që gjoja të paskan stisur, tregohu njëherë i ndershëm para shqiptarëve dhe dil publikisht bëj kerkesë pranë institucionit të dosjeve të shohim të vërtetën cullak siç ka hije”.
Por, propozimi i Valterit është më shumë se gjithçka, madje, duke e këshilluar të marra masa.
“Të këshilloj të marrësh masat e të bësh të paktën një herë diçka të mirë për popullin shqiptar, ato paratë që të kane dalë tepër nga 7% e nga gjitha % e tjera, jam i sigurtë që janë aq shumë sa mund të mbajnë gjithë shqipëtarët 1 vit me rroga, rroga e madje te majme. Të paktën këtë herë jepja atyre se nuk do të duhen më, mos u trego zemergur siç u bëre në 2011, që i fshehe milionat e eurove tek shtepia e Luan Dobratit dhe më pas shkove dhe i rimore e i ndjeri iku mga kjo jetë me pishmanin se nuk i dhe as 100 euro për shërbimin e bërë. Më beso, bëje këtë të mirë për popullin e gjorë se veç e ke vjelur”.
Ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Meta#SHBA#TopChannel
Ещё видео!