Sulmi i Rusisë mbi Ukrainën e pati të menjëhershem ndikimin në tregjet ndërkombëtare. Cmimi i naftës kapërceu menjëherë në mbi 100 dollarë për fuci, e frika e ndikimit që mund të kenë sanksionet mbi eksportet ruse të energjisë, shkaktuan tërmet në tregjet e aksioneve anembanë botës.
Çmimet e floririt dhe jenit japonez – të konsideruara streha të sigurta gjatë pasigurive globale – po ashtu pësuan rritje. Çmimet e naftës së papërpunuar kanë arritur në nivele që nuk janë parë nga shtatori i vitit 2014, pas frikës se mund të ketë ndërprerje të furnizimeve ng Rusia. Tregjet e aksioneve në Hong Kong, Sidngej, Mumbai dhe Seul, kanë rënë për më shumë se 3 për qind; ato në Tokio, Singapor, Tajpej dhe Uellingon ranë me më shumë se 2 për qind e humbje të mëdha janë raportuar edhe në Shangai, Manila, Xhakarta dhe Bangkok.
Goditje të fortë morën dhe tregjet në Europë e Shtetet e Bashkuara. Autoritetet në Rusi kanë pezulluar të gjitha shkëmbimet në Moskë. Rubla ruse u zhvlerësua menjëherë me 9 për qind, duke nxitur bankën qendrore të Rusisë të ndërhyjë për të stabilizuar tregun. Pritet që dhe Biden të njoftojë sanksione ndaj kompanisë “Nord Stream 2 AG” duke i dhënë goditjen përfundimtare gazjellësit rus, certifikimi i të cilit u bllokua më herët nga rregullatorët gjermanë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Çmimet#Bursa#TopChannelNews
Ещё видео!