Përfshirja në shumë konflikte ja ka vështirësuar edhe më shumë punën policisë së Shkodrës për zbardhjen e vrasjes së shtetasit Elis Rroshkodoli. Vrasja nw atentat ndodhi një ditë më parë dhe ende nuk ka nje piste tw mundshme reale. Përfshirja në vjedhje, plagosje brenda e jashtë vendit, dyshimet për pazare droge dhe konflikte të tjera të shumta kanë bërë që grupi hetimor të mos përjashtojë asnjë prej mundësive. Konfliktet e viktimës kanë nisur që kur ka qenë 20 vjeç deri kur u qëllua në atë vrasje mafioze një ditë më parë. Në vitin 2010 dyshohet se Elis Rroshkodoli ka plagosur me armë zjarri shtetasin Hysni Bregu, babai i Barush Bregut. në vitin 2014 dyshohet se është përfshirë në një vjedhje në Belgjikë, i arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh. Po në Belgjikë dyshohet se ka plagosur një shkodran dhe një vit më parë ishte shpallur ne kerkim për plagosjen e një rumuni në Rumani nga ku është arratisur drejt Stambollit. Policia ka mësuar edhe disa konflikte të tjera ku dyshohet se është përfshirë viktima dhe dyshimet jane se mund te jete nje vrasje e porositur. Elis Rroshkodoli mësohet se nga 18 plumbat e pistoletës, 14 i ka në trup. 36 vjeçari i vetëdijshëm për konfliktet e shumta mbante me vete një pistoletë me fishekë në fole e gatshme për qitje të cilën grupi hetimor e gjeti në çantën e tij. Dyshohet se një automjet ngjyrë gri ka ardhur nga rruga “Isuf Sokoli" dhe 36 vjeçari është qëlluar teksa pinte kafe në një lokal në unazën perëndimore. Në lokal në momentin e vrasjes ndodheshin katër persona, viktima, pronari i lokalit dhe dy klientë të tjerë. Lokali nuk ka kamera sigurie gjë e cila e vështirëson më shumë punën për policinë. Efektivët kanë mbledhur kamera të tjera për të gjetur lëvizjet e automjetit por makina me të cilën u krye vrasja humb gjurmët në akse të pamonitoruara. Elis Rroshkodoli është djali i Kujtim Haxhisë, ky i fundit i vrarë në vitin 1995 në Shkodër pas një konflikti duke lënë në moshën 7 vjeçare të birin që u ekzekutua një ditë më parë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#ElisRroshkodoli#Shkoder#TopChannelNews
Ещё видео!