“Mishi i huaj në hundë,” ose siç njihet në gjuhën mjekësore, polipet nazale, janë masa të buta, të rrumbullakëta dhe jo kancerogjene që formohen në mukozën e hundës ose sinuseve. Ato mund të shkaktojnë bllokim të rrugëve të frymëmarrjes dhe simptoma të tjera si:
• Vështirësi në frymëmarrje përmes hundës
• Humbje e nuhatjes
• Sekrecione të shpeshta nga hunda
• Dhimbje koke ose ndjenjë presioni në fytyrë
Pse ndodh? Polipet nazale shfaqen shpesh si rezultat i inflamacionit të zgjatur në rrugët e frymëmarrjes, i cili mund të vijë nga:
• Alergjitë (si alergjia ndaj pluhurit, polenit ose ndotjes)
• Astma
• Infeksionet kronike të sinusit
• Çrregullime të imunitetit
Trajtimi zakonisht përfshin medikamente për të reduktuar inflamacionin, por në raste të avancuara mund të kërkohet ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e tyre.
📲Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në: +355 69 700 0075
Spitali Trita
Dedikuar Jetës
📍Pazari i Ri, Tiranë, Shqipëri
#tritahospital
Ещё видео!