Këtë të hënë ka nisur viti i ri akademik. Mirëpo ndryshe nga çdo vit tjetër, mësimi kësaj here do të zhvillohet online, duke lënë bosh auditorët.
Ky vendim i disa ditëve më parë, ka bërë që shumë studentë të mblidhen përpara Ministrisë së Arsimit për të protestuar. Ata kërkojnë që t’u rikthehen mësimit në klasa.
Studentët shprehen se jo të gjithë kanë mundësi që të sigurojnë pajisje teknologjike për zhvillimin e mësimit online.
Ata kanë bllokuar rrugën ndërsa policia ka bërë thirrje që të shpërndahen pasi nuk lejohet grumbullimi i njerëzve.
Studentët thonë se nuk kanë marrë asnjë informacion nga universiteti i tyre se si do të vijojë marrja e leksioneve.
Një pjesë e studentëve ishin pa maska gjatë tubimit. Deri tani nuk ka pasur një reagim nga Ministria e Arsimit.
/tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!