Rreth 8700 efektivë policie pritet të përfitojnë një shpërblim për festat e fundvitit. Ministria e Brendshme ka bërë gati projektvendimin, i cili pritet të miratohet të hënën në mbledhjen e Këshillit të Ministrave
Burime pranë Ministrisë së Brendshme i thanë Tv Klan se shpërblimi do të jetë midis vlerës 10 deri në 15 mijë Lekë dhe do të akordohet vetëm për punonjësit e policisë të nivelit bazë.
Kështu nga ky vendim preken vetëm punonjësit e rendit, rrugores e deri tek ata të cilët mbajnë gradën inspektor. Vendimi për të shpërblyer punonjësit e policisë vjen pas bonusit të akorduar nga qeveria për pensionistët, familjet në nevojë, personat me aftësi të kufizuar si dhe për një pjesë të administratës.
Ashtu si për uniformat blu, edhe tek administrata shpërblim për festat e fundvitit do të përfitojnë punonjësit me paga të ulëta. Në këtë kategori përfshihen shoferët, sanitaret, punonjësit e arkivit, protokollit.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!