Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit për në datë 27 korrik ora 10. Gjatë seancës të kësaj të enjte lexuan mbrojtjen avokatët e Pëllumb Abeshit, Serafin Papës, Bardhyl Ccabirit dhe Klodian Zotos.
I pari që filloi ishte avokati I Pëllumb Abeshit, I cili kërkoi që klienti I tij të shpallej I pafajshëm pasi faktet që ka hetuar SPAK janë hetuar më herët nga Gjykta e Elbasanit. Sipas tij, Prokuroria e Posaccme ka bërë një vlerësim të gabuar të provave duke marrë të pandehur gabimisht Abeshin, I cili sipas tij nuk ka pasur asnjë përfitim monetar si anëtar I Komisionit për dhënien e koncesionit për ndërtimin e Inceneratorit të Elbasanit.
Më tej, vijoi me mbrojtjen avokati I Bardhyl Ccabirit dhe Serafin Papës, I cili deklaroi se 2 klientët e tij nuk kanë pasur as njohje dhe as përfitime nga asnjëri prej të pandehurve të tjerë, qoftë para, gjatë apo pas periudhës së dhënies së koncesionit për Inceneratorin e Elbasanit.
Avokatët e Abeshit, Ccabirit dhe Papës kërkuan që klientët e tyre të shpallën të pafajshëm, e në rast të një vendimi të kundërt, atëherë gjykata të marrë parasysh rrethana lehtësuese për ta, që kanë të bëjnë me moshën apo sëmundje të ndryshme që ata vuajnë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Elbasan#TopNews#TopChannel
Ещё видео!