#oranews
Futja në kryeqytet nga zona e ish-rrethrrotullimit “Shqiponja” është një mision më vete për të gjithë drejtuesit e automjeteve. Përveç punimeve, shkak kryesor i trafikut të rënduar është infrastruktura e dobët dytësore dhe qarkullimi gjatë gjithë ditës i mjeteve të tonazhit të rëndë, ndonëse për këto të fundit, sugjerohet qarkullimi në orare me trafik më të reduktuar.
Prej muajsh, panorama që ofron pika kryesore hyrëse e Tiranës është kjo.
Borite e makinave por edhe te autoambulancave të shoqërojnë përgjatë të gjithë këtij segmenti, duke prodhuar skena kaosi e ndotjeje akustike.
Drejtuesit e mjeteve thonë u duhet të paktën 30-50 minuta për të hyrë në kryeqytet.
“Kemi një orë. E bëjmë përditë këtë rrugë.”
“Na nxiu jetën kjo rrugë. Ka shumë trafik.”
Një nga shkaqet kryesore të trafikut, përpos punimeve dhe rrugëve jo të përshtatshme dytësore, janë edhe mjetet e tonazhit të rëndë që lëvizin në mes të ditës të pa shqetësuar, ndonëse për to sugjerohet qarkullimi në orare me trafik më të reduktuar.
Përveç kësaj ato shihen edhe te ngarkuar me materiale ndërtimi, çka mund të rrezikojë jo pak edhe jetën e qytetarëve.
Shumë herë media, por edhe qytetarët kane ngritur shqetësim pranë organeve përkatëse në lidhje me trafikun e rënduar, por ky problem nuk ka ende një zgjidhje.
Me ngrohjen e temperaturave qëndrimi në trafikun e doganës do te jete një sfide në vete.
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!