Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un përmbylli vizitën 6 ditore në Rusi dhe u largua me trenin e tij të blinduar, raportuan mediat ruse.
Vizita e parë e Kim Jong un jashtë vendit që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit u përcoll me frikën e Perëndimit se Moska dhe Pheniani do të sfidojnë sanksionet dhe do të arrijnë një marrëveshje për armët.
Agjencia e lajmeve, Ria Novosti, publikoi një video që shfaqte Kimin duke u larguar. Kjo agjenci raportoi se “ceremonia e largimit” u mbajt në stacionin Artyom-Primorsky-1, ndërkaq agjencia TASS tha se treni i Kimit u nis rreth 250 kilometra drejt kufirit.
Videot e publikuara shfaqën Kimin duke u përshëndetur me delegacionin rus të kryesuar nga ministri për Burime Natyrore, Alexander Kozlov.
Më herët TASS tha se Kimit iu dhanë pesë dronë shpërthyes, një dron vëzhgues dhe një jelek antiplumb si dhuratë nga një guvernator rajonal.
Sipas kësaj agjencie, guvernatori i rajonit Primorje – që gjendet në kufi me Kinën dhe Korenë e Veriut – po ashtu “i ofroi Kim Jong Unit edhe një jelekë antiplumb” dhe “rroba speciale që nuk mund të detektohen nga kamerat termale”.
Të shtunën, lideri verikorean u takua me ministrin rus të Mbrojtjes në Vlladivostok, ku inspektuan një sërë armësh përfshirë sisteme të raketave hipersonike.
Vizita e Kimit në Rusi – që nisi të martën – është përqendruar kryesisht në çështjet ushtarake. Ai është takuar edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.
Moska besohet se është e interesuar që të blejë municione nga Koreja e Veriut në mënyrë që të vazhdojë luftën në Ukrainë, ndërkaq Pheniani dëshiron ndihmën e Pekinit që të zhvillojë programin e saj bërthamor, ndaj të cilit ka sanksione ndërkombëtare.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel# KimJongUn
Ещё видео!