KUKES - Një person ka gjetur vdekjen dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Kukës-Kalimash në vendin e quajtur Kolsh mesditën e sotme.
Një kamion që transportonte materiale ndërtimi ka dalë nga rruga është përplasur me trafikndarësen dhe më pas është përmbysur në rrugë.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i kamionit, Naim Toska 61 vjeç nga Shkodra, si dhe u plagosën rëndë Majlind Piroli 29 vjeç dhe Dalip Marku 33 vjeç nga Kukësi.
Dy të plagosurit janë dërguar fillimisht në spitalin e Kukësit, teksa bluzat e bardha të këtij institucioni kanë kërkuar nisjen e tyre drejt spitalit të traumës në kryeqytet.
Menjëherë pas këtij vendimi të plagosurit janë nisur me helikopter drejt kryeqytetit, ndërsa në pamje shikoni edhe mbërritjen e tyre ne spitalin e traumës.
Sipas policisë shkak i aksidentit të rëndë mësohet të ketë qenë rrëshqitja e kamionit nga lagështira në rrugë.
Ещё видео!