[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule ankohet për mosrespektimin e të drejtave të minoriteteve në Shqipëri. Dule, gjatë fjalës së tij në Konferencën VIII të organizatës OMONIA, që u mbajt në Tiranë, tha se deklarata e kryeministrit Rama se Shqipëria është vendi ku respektohen më shumë se kudo të drejtat e minoriteteve, është për të ardhur keq. Shembull për diskriminimin, sipas tij, është edhe votimi për zgjedhjen e Bordit të RTSH-së. Një pjesë të fjalimit të tij, zoti Dule e mbajti në gjuhën greke. Nuk vonoi përgjigjja e kryeministrit Rama, i cili ironizoi përmes një postimi në Facebook.“Vangjeli po me kujton ate shprehjen se kush nuk di cfare te beje me lirine ankohet per mungesen e saj”, shkruan kryeministri.
Ещё видео!