Si ndikon Covid 19 ne grate ne menopauze?
Per grate qe ndodhen ne fazen e menopauzes gjate Pandemise se Covid-19, eshte mese normale pyetja: A jane grate ne menopauze me te rrezikuara per t`u prekur nga Koronavirus dhe a ka menyra per ta ulur kete rrezik?
Sipas doktoreshes Barb De Pree, gjinekologe, “grate qe po kalojne periudhen e menopauzes, ne vetvete nuk konsiderohen si nje grup nen rrezik per t`u prekur nga Covid 19”.
Por menopauza eshte nje periudhe ne te cilen grate fillojne e kane rrezik te shtuar per disa semundje te sistemit kardiovaskular dhe diabetin e tipit te dyte. Mundesia per t`u shfaqur keto semundje vjen si pasoje e uljes se nivelit te estrogjenit gjate periudhes se menopauzes. Keto semundje qe mund te shoqerojne menopauzen, ne menyre te qarte rrisin mundesite qe nje grua ne menopauze te preket nga Covid 19. Dhe ne te vertete, po t`i referohemi Qendres se Kontrollit te Semundjeve e cila thote qe: “mosha, semundjet e zemres dhe diabeti, rrisin probabilitetin e nje ecurie jo te favorshme nese prekeni nga koronavirus”, kuptohet qarte qe grate ne menopauze qe kane dhe semundje bashkeshoqeruese, perbejne nje kontigjent te ndjeshem ndaj ketij virusi. Per me teper mbipesha qe fitohet gjate menopauzes e komplikon edhe me teper situaten, ne favor te prekjes nga Koronavirus.
Nga ana tjeter, sipas disa vezhgimeve eshte verejtur se:
- Grate ne menopauze qe kane nje nivel te ulet estrogjeni, kane me teper mundesi te bejne simptoma te renda nese preken nga Covid 19. Disa studime tregojne qe estrogjeni eshte nje factor i mbrojtes per grate ne kete periudhe.
- Menopauza eshte gjithashtu e lidhur me rrezikun per te zhvilluar semundje kancerogjene, si pasoje e uljes se numrit te qelizave T, qelizave imunitare qe luftojne keto semundje.
- Inflamacioni eshte nje tjeter problem. Ne menopauze rritet niveli i inflamacionit, i cili con ne shtimin e dhimbjeve, semundjeve autoimmune, shtimin ne peshe dhe rritjen e ndjeshmerise ndaj disa semundjeve.
Pra edhe nese nuk eshte menopauza vete nje faktor rreziku per Covid 19, jane faktoret shendetsore qe e shoqerojne ate, te cilet mund te krijojne komplikacione dhe per pasoje shtojne riskun per t`u prekur nga Koronavirus.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Hipokrati#TopChannel
Ещё видео!