Një 55 vjecare u paraqit të mërkurën në spitalin e Korcës për të marrë mjekim, për shkak të një frakturë në këmbë.
E pyetur lidhur me frakturën, Diana Mulla akuzoi bashkëshortin e saj, duke thënë se 6 ditë më parë e ka shtyër nga shkallët e shtëpisë private, duke i shkaktuar thyerje të këmbës së djathtë.
Ajo shtoi se ndonëse ka patur dhimbje, bashkshorti Fatos Mulla e kishte ndaluar të shkonte në spital dhe të merrte mjekim. Ka qenë vetë ky i fundit ai që e dërgoi Dianin në spital të mërkurën e më pas u largua nga aty.
Pas marrjes së mjekimit, këtë të enjte Diana bëri denoncim në polici, duke u shpjeguar unfiroamve blu ngjarjen e 6 ditëve më parë. Shërbimet e policisë shoqëruan në komisariat Fatos Mullën për të dhënë deklaratën e tij lidhur me pretendimet e bashkëshortes së tij.
Shkak për shtyrjen është bërë një motiv banal, grindje për një gotë vaji siç thuhet nga ana e të dhunuarës. Përgjatë këtyre ditëve, bashkëshorti nuk e ka lejuar të kontaktojë më familjarët e saj ndërsa bëhet me dije se vajza e vetme e çiftit jeton prej vitesh në Itali.
55 vjeçarja ka probleme shëndetësore dhe konsiderohet si person invalid.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Dhunë#Korce
Ещё видео!