[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Shprehja "Gusht e gunë" nuk është e thënë të jetë gjithnjë e vlefshme; të paktën jo në këtë fundshtatori, kur temperaturat e larta kanë bërë që të rikthehen pushuesit në bregdetin e Durrësit. Plazhi nuk është braktisur kurrë nga banorët e vet, por as nga qytetarët nga Tirana që kalojnë ditët e fundjavës në banesat që kanë blerë në plazh. Në ditë të tilla të ngrohta, nuk mungojnë as pushues të organizuar nga Kosova. Të gjithë shfrytëzojnë qetësinë si dhe faktin se në këto ditë, as uji dhe as rëra nuk janë të ndotura sikurse gjatë verës. Temperaturat e ditëve të fundit në Durrës janë luhatur midis 26 dhe 28 gradë celsius. Kjo ka bërë që në dy ditët e pushimit, të shtunë dhe të dielë, shumë persona të zgjedhin plazhin si një nga mundësitë më të mira për të kaluar fundjavën.
Ещё видео!