#nafte #benzine
Çmimi i naftës pësoi sërish një ulje të lehtë.
“Me vendimin e marrë këtë të martë, çmimi i naftës u ul me 3 lekë të tjera, por ajo që u rrit është benzina. Drejtuesit e automjeteve do të paguajnë 242 lekë për 1 litër benzinë”.
Në pikat e tregtimit të karburanteve një litër naftë do të kushtoje si çmim tavan 255 lekë nga 258 që tregtohej më parë. Ndërsa benzina u rrit me 3 lekë te tjera duke shkuar ne 242 leke nga 239 që blihej nga drejtuesit deri pasditen e se martës.
Çmimi i gazit mbetet ende i pandryshuar, 83 lekë për litër. Këto janë çmimet tavan të shitjes si me shumicë dhe pakicë, pasi firmat mund ta shesin edhe më lirë se sa vendimi i Bordit.
Megjithatë nga vëzhgimi i kryer nga Tv Klan pikat e karburanteve në kryeqytet i kanë pasqyruar në përputhje me vendimin e ri.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!