#bullgaria #aksidenti #RMV #gjykata #Sofje
Mirëmbajtja jo në rregull e autostradës “Struma” është një nga shkaqet e vdekjes së 45 shtetasve të RMV-së në aksidentin tragjik të autobusit të “Besa Transit” në Bullgari. Për këtë rast tragjik, sipas avokatëve, nuk është fajtor vetëm vozitësi I autobusit por edhe agjencia shtetërore bullgare për Infrastrukturë rrugore.
Ekspertiza e procedurës së zbatuar parahetimore për aksidentin tragjik në Bullgari, ku nëntorin e vitit të kaluar humbën jetën 45 shtetas të RMV-së, dëshmon mirëmbajtjen e keqe ose mungesën e plotë të shenjave dhe sinjalistikës nëpër rrugë – ka deklaruar për mediat bullgare një nga avokatët që përfaqëson një pjesë të viktimave të këtij akisenti.
“Eksperti ka bërë ekspertizë në pjesën kritike, si dhe disa kilometra para kësaj pjese dhe ka konstatuar dy lloje të shkeljeve; mosndërtimi i infrastrukturës rrugore, kurse mungesa e dytë gjithçka e ndërtuar nuk ka qenë adekuate”, deklaroi Georgi Radkov-avokat.
“Do të dorëzojmë padi në Gjykatën e Sofjes, kurse procedura tashmë hynë në fazën gjyqësore. Çmimi i përgjithshëm i gjithë dëmshpërblimit është më shumë se 2 milion leva. Flas vetëm për ata njerëz që i përfaqësojmë, ka edhe shumë të lënduar tjerë”, deklaroi Nikolaj Dimitrov-avokat.
Ekspertiza ka dëshmuar fajin e punonjësve në Agjencinë bullgare për Infrastrukturë rrugore por edhe të shoferit të autobusit. Procedura parahetimore vazhdon. Para një muaji në vendin e njëjtë u rrokullis një kamion, fatmirësisht nuk pati viktima.
Follow Klan Macedonia on...
• FB: [ Ссылка ]
• IG: [ Ссылка ]
• YT: [ Ссылка ]
• WEB: [ Ссылка ]
© & ℗ Klan Macedonia & IN Media. All Rights Reserved
Ещё видео!