#oranews #rtvora #lezhe
Plazhi i Tales në Lezhë është kthyer në një nga destinacionet turistike më të preferuara nga vendas e të huaj.
Pastërtia e ujit dhe rërës, hapësirat e bollshme publike dhe mbi të gjitha çmimet konkurruese janë arsyet kryesore që Talja ka marrë kaq shumë vëmendje.
"Sigurisht që ka interes, sidomos këtë vit që janë lehtësuar dhe masat kufizuese apo dhe lejimi i koncerteve kanë sjellë qindra të rinj nga e gjithë bota. Shumica prej tyre kanë ardhur dhe kanë vizituar zonat e mbrojtura të Lezhës."
Edhe zonat e mbrojtura në qarkun e Lezhës po tërheqin vizitorë.
Edhe pse në kushte pandemie, përgjatë vitit të shkuar 144 mijë pushues vendas e të huaj kanë vizituar këto zona që ofrojnë pamje mahnitëse, ekspertët shprehen se në shtatë muajt e parë të 2021 numri është shumë herë më i lartë.
"Përsa i përket shifrave nëse do flasim për vitin 2020 kemi diku te 144 mijë turistë të cilët kanë vizituar të gjitha zonat e mbrojtura të Lezhës, ku prej tyre janë 3144 të huaj."
Interesi më i madh është për rezervatin natyror të Vainit, por pa lënë pas pjesë të tjera të zonave të mbrojtura.
"Laguna e Vainit një prej atraksioneve që ata vizitojnë, por unë ju sugjeroj edhe disa zona të tjera," tha Besiona Simoni, specialiste e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Lezhë.
Zonat e Mbrojtura të Lezhës janë të vizitueshme gjatë gjithë vitit, pasi brenda tyre të ofrohet gjithçka kërkon./OraNews/
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!