Apartamenti në Rrugën e Dibrës, ku punoi dhe jetoi për shumë vite njeriu i madh i letrave shqipe, Dritëro Agolli, do të hapet së shpejti si muze për t’u vizituar nga qytetarët e Tiranës dhe turistët.
“Shtëpia muze ndodhet brenda një pallati ku ende jetojnë njerëz. Kur dikush vjen të vizitojë muzeun, mund të shkëmbehet edhe me banorët në ashensor ose nëpër shkallë. Ndoshta, ky është muzeu i së ardhmes, një muze që jeton në ekosistemin e komunitetit. Kush vjen në këtë pallat mund të vizitojë shtëpitë e dy ikonave të letërsisë tonë, Dritëro Agollit dhe Ismail Kadaresë, që ndahen vetëm nga një kat”, tha kryebashkiaku.
Erion Veliaj renditi disa nga rikonstruktimet që janë bërë në Tiranë, që tashmë janë kthyer në pika të rëndësishme për vizitorët vendas dhe të huaj.
“Më vjen mirë që kinemaja në Laprakë, e cila mban emrin e arkitektit Maks Velo, është kthyer në një akupunkturë për komunitetin. Ndaj, vërtet besoj se në një qytet të mirë ka vend për të gjithë. Ka vend për të ruajtur atë që është me vlerë, siç është ky pallat dhe këto dy shtëpi muze, siç edhe ka vend për kullat që janë në anën tjetër, të një qyteti që po rritet. Ato pak gjëra të vjetra që vërtet meritojnë të ruhen, siç është Shtëpia e Libohovitëve, që do të kthehet në muzeun “Besa” për të kujtuar mbrojtjen e hebrenjve nga shqiptarët apo Sarajet e Toptanëve, që do të kthehen në Muzeun Etnografik të Tiranës, janë realisht monumente kulture. I kemi dhënë një përgjigje shteruese të gjithë debatit, çfarë ruhet dhe çfarë nuk ruhet. Më vjen mirë gjithashtu që, godina e Radio Tiranës ka filluar të transformohet. Për të gjithë ata që janë në panik u them se ndërtesa do të ruhet siç është. Me leje të përbashkët të Ministrisë së Kulturës, Institutit të Monumenteve dhe të Bashkisë së Tiranës ne do të sjellim në funksionim”, tha Veliaj.
Për Veliajn “Shtëpia Agolli” do jetë perla e radhës për Tiranën.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#DritëroAgolli#ErionVeliaj#TopChannelNews
Ещё видео!