Duke iu referuar ish kryeministrit Sali Berisha, si e shkuara e së djathtës, deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma refuzoi ftesën e Berishës për t’iu bashkuar komisionit të rithemilimit, e cila erdhi menjëherë pas dorëheqjes së Dumës nga posti i nënkryetares së Partisë Demokratike.
Deputetja Grida Duma, gjatë prononcimit për mediat, artikuloi zhvillimin e garës brenda partisë, për zgjedhjen e kryetarit që ka mbështetjen e shumicës.
Shumica e grupit të PD ka kërkuar që partia të shkojë drejt zgjedhjeve dhe e mban kreun e partisë edhe pse s'ka shumicën e PD. Nuk më shkon ndërmend të kandidoj tani, dua që të kthehet debati real dhe të dëgjojnë që ka një shpresë. Besoj se si çdo gjë në jetë ka zhvillime, etapa, një minimum dhe maksimum, tani situata ka shkuar në maksimum dhe PD nuk mund të mbahet kur nuk ka mbështetjen e shumicës.
Thuajse të njëjtat kërkesa janë artikuluar edhe nga deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili është shprehur se Partia Demokratike sot është në agoni të plotë, ndaj Basha e Berisha duhet të mbajnë përgjegjësi.
Basha duhet të dorëhiqet pa kthim dhe të marrë empatinë e opinionit publik dhe të demokratëve. Sali Berisha pas 30 vitesh që ka dominuar PD dhe skenen publike thotë kam fituar! Asgjë s'ka fituar. Një mjerim i madh rezultati i tij dhe i yni bashkë! Sali Berisha duhet të tregojë se, PD nuk e sheh si pronë përshtypje, kjo e krijuar në 30 vjet! Një burrë në moshë të thyer i cili e ka konsumuar historinë e tij me një "non gratta" nga aleati kryesor i kombit shqiptar SHBA nuk mund të jetë e ardhmja e PD dhe as e vendit. Nëse do të kënaqë krenarinë e tij mazokiste mund të thuhet që pjesërisht e ka realizuar atë. PD duhet të bashkohet – e mbyll postimin e tij të gjatë në facebook, Gjerkmarkaj që ka dhënë dorëheqjen nga ccdo funksion, dhe ka zgjedhur të mbajë vetëm mandatin e deputetit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#GridaDuma#PD#TopChannel
Ещё видео!