Ky është një nga akset më problematike në vendin tonë, sa i takon aksidenteve rrugore me pasoja të rënda. Me të paktën 11 aksidente të raportuara nga Policia për këtë vit, rruga Fushe Krujë – Lezhë konsiderohet si njollë e zezë nga ekspertët rrugore, që nuk po merr zgjidhje ndonëse vitet kalojnë. Në këtë rrugë kanë humbur jeten qoftë këmbësore, apo qytetare që lëvizin me makina, motorë, si edhe me mjete bujqësore.
-Problematika kryesore që vihet re në këtë aks, ka të bëjë me mungesën e vendkalimeve për këmbësoret. Qytetarëve u duhet të kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën përmes makinave, që në shumë raste, lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara.
-Trotuaret në zonat e banuara pothuajse nuk ekizstojnë fare, ndërsa për ndriçim natën as nuk bëhet fjalë, ndaj shpeshherë aksidentet fatale janë shënuar, pikërisht nga mungesa e sinjalistikës.
-Sa i takon rrezikshmërisë së kësaj rrugë, flasin vetë banorët, të cilët pohojnë se ka jo pak raste kur automjetet lëvizin tej shpejtësisë së lejuar, duke shtuar se frikën më të madhe e kanë për fëmijët.
Lapidarët që shënojnë rastet e aksidenteve fatale janë te shumtë dhe fatkeqësisht na shoqerojnë në pjesë te ndryshme të këtij aksi. Ajo që i bën edhe më trishtuese këto lapidarë, janë fotografitë e moshave të reja, që për fatin e keq sot nuk jetojnë më si pasoje e aksidenteve rrugore.
Ne me pak se 30m largesi, ne vendin ku ndodhemi aktualisht, jane 4 lapidare, njeri nga te cilet tregon humbjen e jeteve te 4 te rinjve ne vitin 2020.
- Kjo gropë që shihet në këtë pjesë të rrugës, tregon më së miri gjendjen e mjerueshme përsa i takon asfaltimit dhe lënies pas dore prej vitesh të këtij aksi, me autoritetet qe nuk vihen në lëvizje, pavarësisht numrit të madh të aksidenteve. Prej amortizimit, shoferët në shumë raste janë të detyruar të devijojnë në moment të fundit, gjë e cila përkthehet në rrezik të shtuar për përdoruesit e rrugës.
-Rasti më i fundit i një aksidenti me pasoja fatale në këtë aks rrugor u shënua vetëm pak ditë më parë. 54 vjeçarja Lule Deda po kalonte rrugën në mëngjes, kur u përplas nga një automjet, drejtuesi i të cilit u largua me shpejtësi dhe ende nuk është identifikuar.
-Ndonëse patrullat e policisë janë te shpeshta, një tjetër sjellje e rrezikshme që vihet re në këtë aks, janë parakalimet e gabuara, ndoshta edhe për faktin se shofereve iu duhet të përballen jo rrallëherë me trafikun e rënduar në këtë zonë.
Pavaresisht gjendjes se rruges, ne këtë aks nuk kanë munguar as ngjarjet kriminale. Më 17 korrik te ketij viti, nje atentat mafioz ndodhi ne mbikalimin e Fushë-Krujës ku u ekzekutuan 3 të rinjtë, Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha, ngjarje kjo akoma e pazbardhur nga policia.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#FushëKrujë#TopChannel
Ещё видео!