Nga Maksi Rama
Arsimtarët janë të pakënaqur me nivelin e rritjes reale të pagave. Qeveria Rama premtoi 15% rritje, por në realitet sipas Sindikatës së Arsimit niveli real i shtesës së pagës është vetëm 9-10 %.
“Nga llogaritjet që kemi bërë, paga nuk është rritur as sa u premtua. Paga e mësuesve është rritur pak më tepër se 9%”, u shpreh Nevrus Kaptelli, presidenti i Sindikatës së Arsimit.
Nëse bëjmë një vlerësim të pagës për mësuesit e 9-vjeçares të cilët marrin 65,800 lekë me shtesën , sipas qeverisë ajo bëhet 72.100 lekë. Rritja është 6.300 lekë ose e kthyer në % vetëm 9.5%. Ndërkohë nëse paga e këtij mësuesi do të rritej me 15% shtesa duhet të ishte 9.870 lekë
Premtimet e qeverisë për pagat, arsimtarët i konsiderojnë thjesht si mashtrime elektorale.
“Pagat e mësuesve janë rritur vetëm tre herë dhe të treja këto raste janë një tallje pasi pagat janë rritur gjithmonë para fushatës zgjedhore”, tha më tej ai.
Kryeministri Rama i pyetur nga ABC lidhur me pretendimet e Sindikatës së Arsimit se paga nuk është rritur me 15% sikurse është deklaruar , por 9% me ironi theksoi se rritja është bërë sipas funksioneve, duke mos dhënë më shumë detaje.
“Rritja e pagës është bërë sipas funksioneve, ka qenë e qartë që në krye të herës. Nuk është 7×7 bëjnë 42”, është shprehur Rama.
Qeveria miratoi rritje page për vitin 2021 vetëm për mësuesit dhe mjekët.
/abcnews.al/
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!