Policia greke ka reaguar pas arrestimit të Jani Alia një person i shumëkërkuar prej disa vitesh nga autoritetet kriminiale, si i dënuar përjetë për veprën penale të vrasjes me paramendim.
Policia e vendit fqinj thotë se Jani u ndalua në datë 31 dhjetor në rrugë si person i dyshimte dhe gjatë verifikimit të të dhënave në sistemin elektronik, policia konstatoi se ai kishte paraqitur një dokument të falfisikuar dhe se ishte person me precedent kriminal.
47 vjecari u shoqërua në stacionin e policisë Moskato për hetime të mëtejshme, ku rezultoi se ai ishte arratisur nga burgu i Korfuzit, ku vuante dënim me burgim të përjetshëm dhe po ashtu kishte një tjetër dënim ndaj tij me 3 vite për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2006 në Athinë.
Gjithashtu rezultoi se ky shtetas kërkohej në nivel ndërkombëtar për dy raste vrasjesh, të ndodhura në Shqipëri në tetor 2015 dhe maj 2016.
Jani Alia përdorte edhe identitetin Aleksan Kreshnik me vitlindje 1976. Kapja e tij mësohet se ka ndodhur në orën 10.25 të 31 dhjetorit në vendin e quajtur “Platonos kai Korai” në Moskato të Athinës.
Interpol Athinë në bashkëpunim me Tiranën do kryejë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Athinë#Greqi
Ещё видео!