Një konflikt për motive të dobëta mes dy të rinjve në Durrës, degjeneroi në përdorimin e thikës, ku një 16 vjecar mbeti i plagosur.
Ngjarja ndodhi pranë sheshit “Pranvera” në lagjen 11 të qytetit bregdetar, kur dy të rinjtë përkatësisht të moshave 16 dhe 20 vjec u konfliktuan fizikisht përpaara një lokali në këtë zonë, për motive që deri më tani janë konsideruar të dobëta.
Autori i plagosjes Alesjo Musaj u vu në pranga nga policia menjëherë pas ngjarjes, ndërsa do të merret në pyetje lidhur me konfliktin që nisi mes tij dhe 16 vjecarit.
Pamjet nga vendi i ngjarjes, tregojnë trotuarin të larë në gjak, ndërsa banorët e zonës, shprehën shqetësimin se prindërit nuk po i edeuktojnë mirë fëmijët e tyre dhe se të tilla raste janë të përsëritura.
“Ditë për ditë po bëhet kiameti, theren e prehen për gocat. Nënat të dëgjojnë në televizor e t’i edukojnë fëmijët. Prindërit kanë shumë, shumë punë për të bërë me fëmijët e vet. Përditë vrasje, prerje për gocat.”
16 vjecari që mbeti i plagosur me thikë u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia e Durrësit po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Durrës#TopChannel
Ещё видео!