Makina e djalit të kryetarit të Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili është djegur në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Djegia e mjetit ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit në lagjen “Aksioni”. Sipas familjareve makina Mercedes A Class me targe AA 330 HM në pronësi te Klodjan Xhelilit, ishte parkuar përpara oborrit te shtëpisë së kryetarit të Bashkisë.
Kanë qenë fqinjët e familjes që kanë pikasur zjarrin dhe kanë njoftuar familjarët, të cilët kur kanë dalë jashtë kane parë makinën ne flake. Policia ka nisur hetimet dhe po mbledh prova për të caktuar edhe shkaqet e djegies së automjetit. Dyshimet e para hidhen për ndonjë zjarrvënie të qëllimshme për shkak të detyrës, por nuk përjashtohet mundësia e djegies si pasojë e ndonjë defekti teknik. Për të parë të gjitha rrethanat policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë.
Ещё видео!