Ramzan Kadyrov, lideri autoritar i rajonit rus të Çeçenisë në Kaukazin Verior, i ka ndarë vetes medaljen “Heroi i Çeçenisë”.
Medaljen ai e krijuar vetë në tetor të vitit të kaluar për të “nderuar çeçenët” që marrin pjesë në pushtimin rus të Ukrainës, që këtë të premte shënoi njëvjetorin e nisjes.
Në dekretin e nënshkruar nga Kadyrovit u tha se kushdo që e meriton këtë medalje duhet ta pranojë nga kryetari i rajonit.
Kadyrov ka dërguar në Ukrainë edhe anëtarë të grupit të tij për të luftuar përkrahë forcave të rregullta ruse në Ukrainë, dhe është raportuar se ai personalisht ka qëndruar në Ukrainë në marsin e vitit të kaluar.
Megjithatë, Kadyrov shpesh ka qenë kritik edhe ndaj komandantëve të lartë rusë lidhur me mënyrën se si e ka udhëhequr pushtimin e Ukrainës.
Në përvjetorin e parë të pushtimit të Ukrainës, shtetet perëndimore kanë shprehur mbështetjen e tyre për Kievin dhe janë zotuar se do të rrisin ndihmën ushtarake dhe financiare për Ukrainën.
Lufta në Ukrainë besohet se ka lënë të vdekur dhjetëra mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kadyrov#Putin
Ещё видео!