Edhe Ernest Muçi është një nga futbollistët që janë rikthyer në grumbullimin e kombëtares. Mesfushori sulmues ka bërë një sezon shumë të mirë me Legian e Varshavës, por ai e di që në kombëtare përgjegjësia është më e madhe.
“Ndjehem krenar dhe i lumtur që jam pjesë e listës për këto ndeshje, e shoh që Silvinjo pret shumë nga unë. Duhet të fokusohemi tek Moldavia dhe duhet të marrim pikët maksimale pasi të gjithë duam të arrijmë në Europian”, tha Muçi.
Qazim Laçi ka besim se me lojtarët që kemi në sulm suksesi nuk do të mungojë, por duhet edhe mbështetja e tifozëve.
“E kemi detyrim të fitojmë ndeshjen e parë në shtëpinë tonë. Të gjithë kemi dëshirë të ecim sa më shumë përpara, kemi Cikalleshin dhe Sadikun me eksperiencë që na ndihmojnë, atmosfera do të bëjë diferencën me Moldavinë”, tha Laçi.
Në kombëtare mungon vetëm Kristjan Asllani, i cili është në Stamboll me Interin për finale e Champions League.
Tv Klan
#eliminatore #kuqezinjte #shqiperia
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!