Paraditen e sotme është zhvilluar ceremonia e 32-vjetorit të Partisë Demokratike në Durrës.
I pranishëm mes demokratëve, kreu i PD-së Sali Berisha tha se është mirënjohës ndaj kontributit të atyre që themeluan degën e kësaj force politike në Durrës në vitin 1990.
Berisha theksoi se revolucioni i atëhershëm demokratik u zhvillua në kushtet e një regjimi diktatorial dhe pa mbështetjen e ndërkombëtarëve.
“Kam ardhur me mirënjohjen më të pakufishme, themeluan në 1990 degën e Partisë Demokratike të Durrësit. Përulem para veprës së mijëra e mijëra demokratëve të Durrësit për kontributin historik.
Vendosja e PD-së në krye të lëvizjes anti komuniste ishte një zhvillim i jashtëzakonshëm për shqiptarët. Cilido që lexon sot për atë kohë do të gjente se Shqipëria ishte e përcaktuar të mbetej Kuba e Adriatikut, fener i socializmit shkatërrimtar në Evropë.
Me guxim epik u rrëzua Muri i Berlinit në Tiranë por në atë kryengritje paqësore njeriu që luajti rolin më kryesor ishte diplomati që kryente funksionet e ambasadorit gjerman. Çfarë shkruante ai, qeveritë nuk ishin dakord. Natyrisht ai nuk i dëgjoi, ai ishte një diplomat i madh që bëri gjithçka që shqiptarët t’i mbështeste në atë kryengritje.
Ju solla këtë për t’ju treguar se çfarë rëndësie pati revolucioni demokratik, i cili ishte i fundit në revolucionin e vendeve ish-komuniste por përsëri u zhvillua në kushtet e asnjë lloj mbështetjeje ndërkombëtare. Vetëm një ambasador na vinte dhe ishte ai i Hungarisë. Ne kishim vetëm idealet tona demokratike, izolimin më të thellë e megjithatë këto nuk penguam që ne të ngriheshim fuqishëm ndaj atij regjimi i cili vriste pa mëshirë çdo javë të rinjtë në kufi.
Revolucioni ynë nuk ndalej në një vendosmëri absolute, demokratët vazhduan betejën e tyre gjersa përzunë me votë të lirë diktaturën më staliniste në Evropë. Në 20 Shkurt kur përmbysën shtatoren e diktatorin, mijëra shqiptarë rrëmbyen armët dhe erdhën në Tiranë. U ndala në këto momente për të theksuar kushtet në të cilat u zhvillua revolucioni demokratik, kundër një sistemi monist”- u shpreh kryedemokrati.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!