#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
3 kokrra vezë
100 gr sheqer
100 gr margarinë e zbutur
1 lgj lëkurë limoni
150 ml pana ëmbëlsire
250-280 gr miell
1 pako pluhur pjekës
Për mbushjen
1 mollë e madhe ose 2 të vogla
Lëngu i gjysmë limoni
Reçel kajsie
Kokrra sheqeri për dekor
Sheqer pluhur
Fillimisht qërojmë mollën dhe e presim atë në kubikë të vegjël. Grijmë lëkurën e një limoni dhe më pas spërkatim mollët e prera në kubikë dhe i lëmë ato mënjanë. Në një tas vendosim 3 vezë të plota. Shtojmë sheqerin dhe i përziejmë së bashku deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë 100 gr margarinë të zbutur e më pas vazhdojmë përzierjen duke shtuar në tas lëkurën e grirë të limonit dhe panën. I përziejmë mirë. Në një sitë kalojmë miellin dhe pluhurin pjekës. I hedhim në tas e fillojmë përzierjen deri sa të na formohet një brumë jo i rrjedhshëm por i butë. Lyejmë një tepsi me margarinë dhe e pudrosim me miell. Shtojmë në të gjysmën e brumit lugë lugë. E nivelojmë brumin në bazë e më pas mbi të shtojmë një shtresë me kubikë molle. Mbi mollë vendosim 5-6 lugë çaji reçel. Mbi to vendosim brumin e mbetur mbi të cilin përsëri vendosim mollët e mbetura dhe përsëri po aq reçel sa vendosëm më parë, pra 5-6 lugë çaji. Vendosim kekun të piqet në temperaturë 175-180 gradë për 30-35 minuta. E nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet dhe mund të pudrosim me sheqer pluhur. Nëse dëshironi mund të shtoni përsëri reçel në sipërfaqe, nga 1 lugë çaji për racion.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!