Pas sulmeve me kallashnikov dhe granata kundrejt policisë së Kosovës në kufirin me Serbinë, presidentja Vjosa Osmani, ka mbledhur të premten strukturat e sigurisë së Kosovë.
Duke marrë informacione të metejshmë për sulmet ndaj Policisë në tri ditët e fundit në veri, Osmani ka diskutuar gjatë më autoritetet për situatën e sigurisë dhe hapat e mëtejeshëm.
Incidentet e renda në kufirin mes dy vendeve kanë ngjallur frikën për tensione të mëtejshme në një kohë kur afati i marrëveshjes së targave, e negociuar nga Uashingtoni, po mbaron. Këto sulmeve mund të cojnë sërish përplasje, disa muaj pasi Serbia solli tanket në kufi me Kosovën për shkak të reciprocitetit të targave.
Në këto kushte, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka shprehur shqetësimin lidhur me sulmin ndaj Policisë së Kosovës, duke paralajmëruar që “të mos bëhen spekulime që do të rrisin tensionet.
Ambasada e SHBA-së thotë se është shumë e shqetësuar nga raportimet, duke thënë se Kosova ka të drejtë për vendosjen e rendit në Veri të vendit.
Misioni NATO-s në Kosovë, KFOR, bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet dhe të ndikojnë negativisht në sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin në rajon.
KFOR thotë se është i gatshëm të mbështetëse Policinë e Kosovës nëse ka nevojë dhe nëse kërkohet.
Ai dënoi ashpër sulmet e fundit kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, por nuk është ende e qartë
nëse do të rrisë patrullimet në Veri.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SHBA#KFOR#TopChannel
Ещё видео!