Shoqëria e Transportit Ndërqytetas, ka dalë sot në protestë, pasi sipas tyre terminali të cilin ka propozuar Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë organizim.
Sipas përfaqësuesve të shoqërisë linjat e paligjshme vijojnë që të marrin një numër shumë të madh të pasagjerëve, duke bërë që ata të dalin me humbje.
“Ka nevojë për më shumë rregull në terminal, duhet të largohen linjat e paligjshme. Institucionet të mos vendosin për ne pa na pyetur, ajo që kërkojmë ne është vetëm të zbatohet ligji.
Do të detyrohemi të dorëzojmë licensat, duhettë ketë më shumë rregull për oraret e nisjes së mjeteve.
Të shkrihen stacionet e linjave të paligjshme, largësia e stacionit që kanë bërë favorizon të paligjshmit.
Po na pengohet puna, është shqetësuese, po bëhet korrupsion për vendet e qëndrimit. Do të vijojmë protestat nëse s’plotësohen kërkesat tona, ose do të bllokojmë qarkullimin”, shprehen përfaqësuesit e shoqërisë së transportit ndërqytetas.
Kujtojmë se pak ditë më parë Bashkia e Tiranës e zhvendosi terminalin e autobusavetë jugut në afërsi të Kthesës së Kamzës, duke shkaktuar kaos dhe vështirësi te qytetarët që vijnë në kryeqytet nga rrethet.
Ещё видео!