Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar edhe një herë presionin që perëndimi po ushton ndaj Beogradit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Në një intervistë për mediat serbe, ai deklaroi se askush në Serbi nuk duhet të gënjejë veten mbi këtë realitet.
“De facto ose de jure kjo po kërkohet. Le të mos gënjejmë për këtë gjë. Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian po e kërkon këtë”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se një pjesë e qytetarëve dhe e politikanëve janë dakord që për hir të procesit të integrimit në BE, Serbia duhet të lëshojë pe në këtë drejtim, por nuk e thonë publikisht.
“Ne mund ta gënjejmë veten se kemi pajtim për këtë çështje. Sigurisht që nuk kemi. Një pjesë mendon se Kosova duhet të dorëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të jetojmë më mirë, por ata këtë nuk e thonë. Të tjerët thonë se ‘Kosova dhe Metohia’ duhet të mbrohet me çdo kush, por pa mua dhe fëmijët e mi”.
Gjatë intervistës Vuçiç tha se ai synon ta kthejë Serbinë forcën e tretë më të madhe ushtarake në Ballkan pas Rumanisë dhe Greqisë dhe që brenda 2027 pagën mesatare ta çojë në 1400 Euro.
Tv Klan
#aleksandervucic #be #kosova
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!