#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
Naimja ka ardhur nga Ulqini në studion e emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan për të rrëfyer historinë e familjes së saj. Nëna e Naimes është shqiptare, ndërsa i ati nga Maqedonia dhe të dy u njohën me anë të një shkuesie. Martesa e tyre nuk mundi të mbijetonte dhe u divorcuan kur Naimja ishte 6 vjeç dhe vëllai i saj 3. Në kujtimet e saj lidhur me divorcin, ajo kujton një moment përshëndetje me nënën e saj, të cilin e rrëfen në “Ka Një Mesazh Për Ty”.
Ardit Gjebrea: Ju mungonte mami? Si reaguat ju?
Naime: Në momentin… më kujtohen disa pjesë kur mami vendosi të largohej dhe ishim ulur diku, na tha mua e vëllait se “shumë shpejt do kthehem t’ju marr, nuk ju lë vetëm”. Nga ajo ditë, asnjëherë nuk kanë pushuar lotët. Vëllai ishte më i vogël dhe çdo njeri që takonte thoshte “kjo është mami im, mos ik”.
Ardit Gjebrea: Çdo grua që shihte në rrugë?
Naime: Çdo grua.
Ardit Gjebrea: Ndërkohë mami ku jetonte?
Naime: Mami 3 muaj ka jetuar nëpër rrugë, ka fjetur në urën e lumit Vardar, ka ngrënë dhe bukë nëpër koshat e mbeturinave.
Ardit Gjebrea: Vetëm që mos të largohej nga ju?
Naime: Vetëm që mos të largohej nga ne.
Ardit Gjebrea: Dhe t’ju shikonte. Kishte shpresë t’ju merrte, por ishte e pamundur.
Naime: Kishte shpresa shumë, por ishte shumë e pamundur, nuk ia arriti.
Ardit Gjebrea: Po familja e mamit nuk e përkrahte?
Naime: Nuk e kanë përkrahur asnjëherë, gjithmonë e kanë mbajtur në distancë.
Ardit Gjebrea: Për cilin motiv?
Naime: Për motivin që u nda nga burri sepse mentaliteti shqiptar është që një grua që ndahet nga burri gjithmonë është e fajshme, ka bërë diçka gabim dhe asnjëherë nuk ia kanë falur./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!