[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Zoti ministër jemi nje dite pas vendimit të Këshillit i cili shtyu ose të themi caktoi hapjen e negociatave ne vitin 2019. A e cilesoni si nje vendim pozitiv ju kete dhe pse ne fakt gjeresisht ne opinion është parë si shtyrje e hapjes së negociatave ?
Keshilli ka vendosur tre gjera të cilat janë esenciale në këtë process. Së pari është përgjigjur pozitivisht rekomandimit të Komisionit Europian për fillimin e bisedimit për anëtaresim mund ti përgjigjej dhe negativisht ekzistojne të gjithë opsionet dhe procedentet janë të njohur.Së dyti, përcaktoi një afat kohor për uljen në tryezen e bisedimeve për anetaresim që është qershori I 2019 .Së treti i ka kërkuar Komisionit Europian që të nis procesin përgatitor me Shqiperinë dhe Maqedonine. Të tre keto elementë janë njohur dhe në precedentë të mëparshëm rastin e Malit të Zi dhe rastin e Serbise, Keshilli ka vepruar ekzatesisht ne të njëjtën mënyrë.Mendoj se jemi në kushtet e një vendimi pozitiv. Është një ditë e mire për Shqipërinë është një moment që duhet shfrytezuar pozitivisht dhe me efekasitet të plotë. Të gjithë kapacitetet administrative duhet të vendosen në funksion të arritjes së objektivave në këtë proces. Shpresoj shumë që kapacitetet administrative te shoqerohen edhe me një kapacitet te plot politik qe punon ne funksion te ketij procesi.
Te jëmi realist, menjehere pas vendimit të Komisionit për të dhënë rekomandimin positiv të gjithë kishim shprese se qershori ose dhjetori do të ishte moment kur Shqiperise do ti hapeshin negociatat, ndoshta dhe kjo eshte arsyeja qe njerezizit sot e shohin me skepticizëm vendimin per 2019 sepse kjo është edhe ajo që kërkoi presidenti Macron…
Natyrisht Franca ka patur një qëndrim të ngurte përsa i përket zgjerimit ku presidenti Macron ka shpalosur një filozofi sipas së ciles duhet të ndodhe reforma e forte brenda BE-së pastaj të vendosen kushtet e zgjerimit, në kushtet kur ka një debat të zjarrtë nga të mëdhenjtë në BE për fatin e eurozones, me kryerjen e reformes, me fatin e buxhetit te ardhdhshem 7 vjecar te BE-se, me krizen e refugjateve e cila ka sjelle një situatë paradoksale me krijimin e aleancave fluide brenda qeverive dhe partive politike të shteteve te ndryshme te BE-së, në kushtet kur ende nuk ka një marrëveshje finale për pasojat politike ligjore, ekonomik, tregtare, dhe pasojat në fushen e sigurisë që do të shkaktohen nga divorci i Mbreterise së Bashkuar me unionin.Në këtë kontekst edhe nga raportimet që janë bërë dje në mendia ka pasur një bllok të qartë të 25 vendeve, te cilat kanë kërkuar nisjen e bisedimeve menjehere c’ka nuk ka ndodhur ne rastin e Serbise dhe Malit të Zi ndërsa Franca dhe Hollanda me një qëndrim më të ngurtë për sa i perket te ardhmes se ketij procesi.
Ju thoni se ky rekomandim është pa kushte por po të lexojme letren tuaj që ne qershor negociatat do te hapen kurse ulja ne tryeze do të bëhet ne fund te 2019 ne varesi te plotesimit te kushteve …E para nuk fola per rekomandim por per konkluzione, rekomandimin e ka bere Komisioni Europian, vendet anetare kane miratuar konkluzionet.E dyta, duhet te heqim dore nga ideja se do te kete ne te ardhmen konkluzione apo në kete process në te ardhmen ne do të marrim nje bilete në dore dhe nuk do të paguajmë, e thene kjo ne menyre figurative.Logjika mbi të cilën funksionon i gjithe procesi I zgjerimit eshte kushtezimi demokratik. Nëse BE-ja nuk na kërkoi te benim nje reforme në fushën e drejtesisë, ishte vete qeveria shqiptare qe ofroji nje platformë për një reformë shume te thelle. Nuk na e kerkoi vettingun BE-ja, e kemi vendosur ne si detyre shtepie duke pare situaten e veshtire qe ndodhej sistemi I drejtesise. Sot per sot BE-ja ka detajuar reformen e drejtesise mbi bazen e bere nga vete ne me sherbim te Komisionit Europian.
Ещё видео!