Policia shkencore vërteton se substancat e gjetura në stomak janë lëndë narkotike
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria e Tiranës kanë marrë përgjigjen e analizave të kryera për substancat të gjetura në stomakun e 32-vjeçarit Lear Kurti. Policia shkencore ka arritur në konkluzionin se substancat e gjetura janë lëndë narkotike kokainë.
Kjo përmbajtje u gjet brenda një qeseje me përmasa 5×5 cm, e ngjashme me qeset që përdoren për medikamentet, që i riu kishte gëlltitur pak para se të ndalohej nga efektivët e policisë. Sipas burimeve në qese ishin të paktën 3 apo 4 doza kokaine. Sipas ekspertizës zyrtarisht shkak i vdekjes të Kurtit është arrest kardiak i shkaktuar nga overdoza.
Gjithashtu nga autopsia e kryer, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e të riut, përveç shenjave të shkaktuara në kyçet e dorës nga prangosja.
Ndërkohë me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku u pezulluan tre efektivët që ishin pjesë e patrullës që shoqëruan Lear Kurtin mbrëmjen e së mërkurës. Mësohet se për tre punonjësit e policisë është marrë masa për pezullim nga detyra për tre ditë, masë administrative për shkak të vijimësisë së hetimeve mbi rastin.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!