Pa kaluar as 24 orë nga deklarimet e dy datave të mundshme për zgjedhjet e pjesshme lokale, presidenti Meta e ka marrë vendimin. Kreu i shtetit dekretoi 6 marsin për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në gjashtë bashkitë e mbetura pa kryetar të zgjedhur me votën e qytetarëve.
Në dokumentin zyrtar, i cili mban firmën e Ilir Metës, argumentohet se pasi kreu i shteti u njoh zyrtarisht me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe me informacionin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Kuvendit të shiqpërisë, lidhur me vakancat nëpër bashki, dekretoi datën 6 mars, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në bashkitë e Shkodrës, Dibrës, Durrësit, Vorës, Rrogozhinës dhe Lushnjës.
Ky vendim vjen pas takimit të presidentit me kreun e grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla dhe Arben Pëllumbi, një takim ky i cili nuk pati një ftesë zyrtare për konsultim, por u zhvillua si domosdoshmëri për interpretimin e ligjit për datën e zgjedhjeve.
Partitë politike që do të marrin pjesë në këto zgjedhje mbeten ende në diskutim. Ndërkohë që Taulant Balla deklaroi nga dyert e presidencës, gatishmërinë e socialistëve për zgjedhjet e pjesshme, një reagim ka ardhur edhe nga grupi i rithemelimit i Partisë Dmeokratike, i zgjedhur pas kuvendit kombëtar të 11 dhjetor, në stadiumin ‘Air Albania’.
Në prononcimet për mediat, anëtarët e grupit të rithemelimit janë shpehur se jo vetëm që do të paraqesin kandidatët e tyre në këto zgjedhje lokale, por edhe pritet një koalicion me tyre dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërkohë edhe Basha, ka deklaruar se PD nuk do t’i largohet asnjë beteje dhe do të marrë pjesë në zgjedhje. Deklarata këto që sjellin për herë të pare në histori, një Parti Demokratike të paprecedentë, të ndarë në dy kampe.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Meta#Dekreti#TopChannel
Ещё видео!