TIRANË-Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta në Kryesinë e Kuvendit.
Takim 45 minuta mes dy krerëve është zhvilluar këtë të hënë duke u postuar dy ditë para nga e mërkura apo dita e Premte, kur Rama dhe Meta e zhvillojnë përgjithësisht.
Mëngjesin e sotëm ora 10:00 kreu i qeverisë është parë të shkojë në zyrën e Metës dhe të dalë prej andej pas më shumë se 30 minutash.
Pasi Rama doli nga zyra e Metës, kanë qenë ministrja e Integrimit Klajda Gjosha dhe ai i Transporteve Sokol Dervishaj që hynë në zyrën e kryetarit të Kuvendit.
Zyrtarisht nuk bëhet e ditur se për çfarë janë takuar dy aleatët në qeverisje Rama-Meta, por nuk përjashtohet që biseda të përqëndrohet tek lajmet që kanë bërë bujë ditët e fundit, për një krisje të koalicionit PS-LSI.
Ditën e Premte të javës që sapo iku, ministri i LSI, Lefter Koka bëri deklarata të forta duke akuzuar Policinë dhe kryebashkiakun e Durrësit.
Pak para kësaj deklarate ka qenë kryetari i Kuvendit që ka dërguar tek Presidenti një kërkesë për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për shkak të Kelmend Balilit. Në kërkesën e Metës artikulohej se institucione si Policia kanë dështuar në kapjen e të shumëkërkuarit.
Pas kësaj kritike ndaj Policisë, nuk ka munguar reagimi i kryeministrit Edi Rama që ka theksuar se Policia vijon punën, qentë le të lehin, karvani ecën përpara.
Ещё видео!