Lajme arkiva 2005
Përpjekjet dëshpëruese për t’u ngjitur mbi një gomone të kryeministrit të rrëzuar janë gjurmët e fundit që ka lënë Fatos Nano. Më shumë i është dukur se sa i pranishëm pas zgjedhjeve të 3 korrikut Nano i ka lënë socialistët në fatin e tyre dhe mbarë opinionin të mbërthyer nga debati nëse duhet të japë ose jo dorëheqjen nga kryetari i partisë. Dhe ndërkohë që të gjithë japin argumenta dhe kundër argumenta se çfarë mund të sjelli dorëheqja e Nanos për opozitën e re. Se a i hap rrugë apo jo reformimit të Partisë Socialiste? Vetë njeriu që e ka në dorë të ndriçoi këtë situatë të errët po e shndërron këtë çështje në një enigmë në dukje të vështirë, edhe jo pa qëllim. Zhdukja apo më mirë fshehja e Nanos nuk është e rastësishme. Kryeministri i rënë po mundohet të evitoj pikërisht ballafaqimin për premtimin që ka bërë botërisht në emisionin “Opinion” në Televizionin Klan.
Blendi Fevziu: “Zoti Nano gjatë një takimi që keni pasur me përfaqësuesit e shtypit dhe shoqërisë civile rreth një muaj më parë të organizuar nga Instituti Shqiptar i Mediave, jeni shprehur, ose një nga headlinet e shtypit ka qenë deklarimi juaj sipas të cilit i humbni zgjedhjet apo nëse Partia Socialiste i humb zgjedhjet ju do të largoheshit. Është real ky deklarim?”
Fatos Nano: “Domethënë është real. Doni ta përsëris?”
Blendi Fevziu: “Jo domethënë, do ta bëni realisht këtë gjë?”
Fatos Nano: “Shiko unë jam një lojtar legal, në politikë apo në qeverisje. Pra nuk besoj se bëj pjesë në një subjekti që duhet legalizuar apo jo? Prandaj unë respektoj rregullat e lojës, dhe një nga rregullat e lojës që ne kemi vendosur në kushtetutën apo në kuadrin tonë politikë është titullari i Partisë që fiton zgjedhjet drejton qeverinë në rast se dëshiron. Kurse titullari i Partisë që humb zgjedhjet jep dorëheqjen dhe kjo është automatike.”
Blendi Fevziu: “Jep dorëheqjen nga qeveria. Po nga Partia?”
Fatos Nano: “Të humbasësh zgjedhjet të heqin nga qeveria, o Blendi.”
Blendi Fevziu: “Jo jo nga Partia.”
Fatos Nano: “Po nga Partia duhet të japësh dorëheqjen sepse po humbe zgjedhjet të heqin nga qeveria. Pra kjo është një normë demokratike dhe unë e respektoj në mënyrë të qëndrueshme rregullat e lojës domethënë.”
Kjo është qartë dhe shkoqur deklarata e zotit Nano përpara zgjedhjeve. Dhe kurdo që do shfaqet pyetja e parë që do i bëhet është: Zoti Nano a do e mbani premtimin e dhënë? /tvklan.al
Gazetare: Mimoza Koçiu
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!