Me mijëra vëzhgues të qiellit u mblodhën gjatë natës së shkuar në një nga vendet më të errëta në Izrael me shpresën se do të shijonin që andej spektaklin e përvitshëm të shiut të meteorëve Perseid.
Ata iu drejtuan shkretëtirës Negev, një vend ky i rrethuar nga një terren i ngjashëm me atë të hënës apo marsit.
Dhe pritshmëritë e tyre, u arritën deri në një masë...
Ata mundën të shihnin meteorët që përskuqeshin ndërsa përshkonin atmosferën e tokës, në një spektakël që përsëritet cdo gusht.
Kishte familje të tëra që kishin ardhur nga Tel Avivi dhe kishin bërë orë të tëra rrugë për spektaklin, por numri i meteorëve nuk ishte ai i pritshëm, rreth një ose pak më shumë, për minutë.
Shiu i meteorëve Perseid, që arrin kulmin cdo gusht, prodhohet nga mbetjet e kometës Sëift Tuttle që kalon pranë tokës cdo 133 vite. Hera e fundit që kjo kometë kaloi pranë planetit tonë ishte 1992.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Spektakel#Negev#TopChannel
Ещё видео!