Pambuk e butë me një aromë dhe shije fantastike 👌
Edhe bukë, edhe gjellë.
Pogaçe me djathë të shkrirë 👌
✍️ Përbërësit:
🔸7 gr maja
🔸1 lugë çaji sheqer
🔸100 ml ujë
🔸200 ml qumësht
🔸2 lugë gjelle vaj ulliri
🔸 400 gr miell
🔸 Kripë
🔸 Djathë i shkrirë Eka bebe @eka2001_al
🔸100 gr kos
🔸20 gr gjalp
🔸1 lugë susam
✍️ Përgatitja:
Aktivizojmë majanë me ujin dhe sheqerin, e lëmë 10 min.
Me pas e vendosim në një enë po ashtu vajin dhe qumështin e vakët.
Vazhdojmë me miellin.
Punojmë brumin dhe e lëmë të pushojë rreth një orë, sa të dyfishohet masa.
E hapim brumin ne tavën e pjekjes, vendosim djathin, e mbledhim si tregohet ne video dhe e hapim serish.
E ndajmë me thikë, sipas formës që deshironi.
Lyejmë me kos dhe pak gjalp të grirë në rende.
Susam sipas deshirës.
E lëmë të pushojë për 10 minuta dhe e pjekim në 200 gradë në furrë të parangrohur.
Pas pjekjes lyejmë siperfaqen me gjalp dhe pak majdanoz sipas deshires.
Konsumohet e ngrohtë #çtëhaç
#sofra__ime
#pogace #cheesebread #kuzhinatradicionaleshqiptare #biofood #cooking #cookwithme #healthyfood #healthyrecipes #recetatethjeshta #foodporn
Ещё видео!