Në studion e emisionit “Historia Ime” në “Tv Klan” rikthehet nëna që denoncoi rastin e ngacmimit seksual në prag abuzimi për vajzën e saj 11-vjeçare.
Gjendja e saj e ankthit vazhdon, sidomos gjatë natës pasi nuk mundet të flejë qetësisht, por pas denoncimit në emision nëna shprehet se ka patur shumë ndihma psikologjike dhe impakti ka qenë i madh, madje vajza është ndierë më e çliruar. Ndihmat psikologjike kanë ndikuar në përmirësimin e gjendjes së saj, aq sa të paktën ka krijuar besim te një nga psikologët për ta ndihmuar të kalojë traumat që ngjarja ka lënë tek ajo.
Një lajm i mirë për familjen e së miturës është zgjidhja e problemit ekonomik të tyre. Pas publikimit të rrëfimit, emisioni u kontaktua nga një zonjë e një profili të lartë, emri i së cilës nuk do të bëhet publik për shkak të dëshirës së saj për të ndihmuar anonimisht. Ajo është ofruar të paguajë për një vit qeranë e shtëpisë ku banon familja e së miturës.
Gazetarja e emisionit “Historia Ime”, Eriselda Martini, që është marrë që në fillim me rastin, ka gjetur një arsye më shumë për të bërë të lumtur këtë familje pasi i ka gjetur nënës një punë, e cila do ta ndihmojë për të mbuluar shpenzimet dhe për t’u stabilizuar ekonomikisht.
60-vjeçari është ende në burg në pritje për të marrë një dënim.
#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!