[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Në Konferencën e Politikave Botërore, zhvilluar në Marok, kryeministri Edi Rama tha se perspektiva e zgjerimit të BE-së, ndodhet në një moment tjetër historik, atë të kompletimit të procesit të nisur.“Gjendemi në një moment të ndryshëm historik, krahasuar me fazën e zgjerimit të shpejtë të fillimit. Tashmë përballemi me nevojën për të kompletuar procesin e nisur. Nuk bëhet fjalë vetëm për zgjerim, por për përfundimin e këtij procesi. Mbi të gjitha, qëndron nevoja strategjike e Europës për të mos lënë Ballkanin si një zonë gri, ku aktorë të tjerë mund të fusin duart dhe të promovojnë axhendat e tyre, duke nxitur konflikte të mundshme. Është shumë e rëndësishme të përfundojmë këtë projekt, ekzaktësisht për të njëjtën arsye që anti-europianët theksojnë, ekzaktësisht për arsyen e sigurisë”.Kreu i qeverisë shqiptare, duke u ndalur tek bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhënieve e fqinjësisë së mirë, tha se duke njohur Kosovën, Serbia do të lehtësohet nga barra e së kaluarës.“Kosova është sot një Republikë. Është aty dhe funksionon si një shtet i pavarur, sovran, me institucionet e tij, dhe jam shumë i lumtur ta them, me një model shumë të admirueshëm respekti për minoritetet, para së gjithash për minoritetin serb, i cili ka përfaqësi në parlament, në qeveri. Bindja ime është, ka qenë gjithmonë dhe mbetet që, duke njohur Kosovën, Serbia do të bëjë një hap të madh përpara dhe do të lehtësohet nga një barrë e së kaluarës, e cila është pengesë për të parë drejt së ardhmes më e lehtësuar.”Rama theksoi se Ballkani i sotëm është pozicionuar qartë pro Bashkimit Europian dhe se po punon fort për këtë perspektivë.
Ещё видео!