Tenistit numër një në botë, Novak Gjokoviç i është ndaluar hyrja në Australi për shkak të një problemi me vizën e tij. Tenisti serb arriti në Melburn të mërkurën, kur autoritetet vërejtën një gabim në aplikimin e tij për vizë. Gjokoviç ishte paraparë të luante në Grand Slam-in e parë për këtë vit në Australian Open, pasi u përjashtua nga rregulli për vaksinim kundër koronavirusit. Atij i është thënë se do të dëbohet nga shteti, por avokatët e tij thanë se do ta apelojnë vendimin, raportuan mediat në Australi. Tenisti është marrë në pyetje për orë të tëra në një dhomë në aeroportin e Melburnit, derisa autoritetet kanë hetuar vizën e tij dhe përjashtimin mjekësor. Ekipi i tij nuk kishte bërë kërkesë për një vizë që lejonte përjashtim mjekësor për një person të pavaksinuar kundër COVID-19. Ende është e paqartë nëse ai do të qëndrojë në Australi derisa avokatët e tij të mundohen ta hedhin poshtë vendimin. Gjokoviç nuk ka treguar nëse është i vaksinuar ose jo, por vitin e kaluar ai tha se e “kundërshtoj vaksinimin. Në deklaratë, Forca Kufitare australiane tha se Gjokoviqit “ka dështuar që të ofrojë dëshmi të duhura për të vërtetuar se ai i plotësonte kushtet për të hyrë në Australi dhe se viza e tij më pas është anuluar”.
“Qytetarët që nuk janë shtetas australian, që nuk kanë vizë të vlefshme për të hyrë ose që vizat e tyre janë anuluar do të ndalohen dhe largohen nga Australia”, u tha në deklaratë. Trajtimi ndaj tij ka nxitur zemërim në Serbi. Babai i Gjokoviçit, Sërxhani tha se djali i tij po mbahej në një dhomë që po ruhej nga policët.
“Kjo nuk është luftë vetëm për Novakun, por është luftë për të gjithë botën”, tha ai përmes një deklarate për media. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se tenisti ishte viktimë e “ngacmimit” dhe se “e gjithë Serbia” e mbështetë atë.
Më herët, kryeministri australian, Scott Morrison tha se Gjokoviçit do t’i ndalohet hyrja nëse ai nuk ofron dëshmi se nuk mund të vaksinohet kundër COVID-19 për shkaqe shëndetësore.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Australia#Djokovic#TopChannel
Ещё видео!